Site icon Telegrafi

Shkëndija luan “tenis” me Sileksin, Struga vetëm barazim ndaj Bregallnicës

Superliga e Maqedonisë së Veriut pasditën e kësaj të diele kishte në program tre ndeshjet e xhiros së 27-të.

Shkëndija ka dhuruar spektakël në Tetovë, aty ku mundi me shifra të thella 6:1 Sileksin e Kratovës. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri ishin të disponueshëm për lojë dhe arritën që të gjejnë gjashtë herë rrjetën ndaj skuadrës mysafire nga Kratova për një fitore bindëse dhe tre pikë të meritura.

Dy herë Krasniqi dhe nga njëherë tjetër Cake, Ademi, Aganspahiq dhe Ramadani ishin autor të golave për Shkëndijën në këtë përballje.

Ndërkohë, Struga Trim Lum është ndalur në shtëpi me barazim 2:2 nga Bregallnica e Shtipit. Kampionët shkuan të parët në avantazh me golin e Bunjamin Shabanit, përderisa Bregallnica përmbysi përkohësisht rezultatin me dy golat e Stojçevskit dhe Selmanit.

Djemt e Shpëtim Duros katër minuta para fundit përfituan një penallti, të cilën në gol e shndërroi Besart Ibraimi, për ti finalizuar shifrat e këtij takimi në 2:2.

Në duelin tjetër të luajtur në kryeqytet, Rabotniçki triumfoi me rezultat 2:0 përballë Vardarit.

Xhiroja e radhës dhe e 28-ta në program të Superligës së Maqedonisë së Veriut është me 21 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version