Site icon Telegrafi

Shkëndija kërkon të vazhdojë historinë evropiane

Sot Shkëndija e Tetovës kërkon të hapë një faqe të re historike, skuadër kjo që është e vetmja që këtë verë ruajnë nderin e futbollit të Maqedonisë në skenën evropiane.

Shkëndija duket e motivuar për suksese të shënuara, pasi për herë të parë në historinë e klubit arritën të kalojnë një raund eliminator në Evropë dhe këtë madje e bënë shumë të sigurt. Me dy fitore 2:0 dhe 1:2 u mund Krakovia e favorizuar nga Polonia, ndërsa djemtë ‘kuqezi’ nuk u mjaftuan me kaq dhe në raundin e dytë nxorën jashtë Evropës një tjetër favorit të madh në letër, Nefchi Bakun e Azarbajxhanit.

Shorti i raundit të tretë Shkëndijën e vendosën përballë Mllada Boleslavit të Çekisë dhe ‘kuqezinjtë’ janë të vendosur për të provuar të sjellin në fushë të njëjtin model loje, me shpresë se do të mjaftojë për një tjetër befasi dhe kalim në play-off për hyrje në grupet e Liga Evropës. Shkëndija tani më ka shkruar historinë, mirëpo futbollistët kërkojnë të mos mendojnë për atë që ka kaluar, të paktën deri sa ekipi vazhdon të jetë pjesë e garave evropiane. Respekt maksimal për Mllada Boleslavin që njëjtë si Krakovia e Neftchi hyjnë si favorit në duelet me Shkëndijën, mirëpo futbolli jo rrallë herë di të sjell befasi dhe ‘kuqezinjtë’ janë shembulli më i mirë dhe më i freskët për një gjë të tillë.

Pritet që skuadra e Shkëndijës të ketë mbështetje të madhe nga tribunat dhe gjithë së bashku të provojnë arritjen e një historie të re evropiane.

Përballja Shkëndija-Mllada Boleslav luhet të enjten me fillim në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. /Portalb/Telegrafi/

Exit mobile version