Nuk ka zgjatur shumë dhe Shkëndija ka kaluar në epërsi kundër TNS në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Mjaftuan vetëm 14 minuta lojë dhe Izair Emini e zhbllokoi rezultatin.
Besart Ibraimi hyri në zonë, ndërsa topi i tij u devijua dhe arriti te sulmuesi 32-vjeçar, i cili shënoi.
Nuk zgjati shumë dhe skuadra nikoqire e gjeti sërish rrjetën, kësaj radhe shënoi vet Ibraimi.
Shkëndija synon fitore pa gol të pranuar në duelin e parë me The Neë Saints të Uellsit.
Kjo është pjesëmarrja e dytë në histori në eliminatoret e Ligës së Kampionëve për Shkëndijën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YE57l7Uhodg