Shkëndija sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër ekipit uellsian Haverfordwest në Ligën e Konferencës, në të cilën arriti të shënojë fitore 1-0, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Shkëndija edhe pse arriti të dominojë të gjithë ndeshjen nuk arriti të shënojë më shumë se një gol
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 47-të nga E. Shala.
Deri në fund të ndeshjes raste për shënim patën edhe E. Çinari dh Krasniqi, mirëpo nuk arritën t’i konkretizojnë me gol.
Ndeshja e kthimit në mes Haverfordwest dhe Shkëndijës do të zhvillohet pas një jave në Cardif./Telegrafi/