Site icon Telegrafi

Shkëndija fiton ndaj Pobedës, Shkupi humb nga Sileksi

Këtë fundjavë u zhvillua xhiroja e 20-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, në të cilën lideri i tabelës Struga Trim Lum ka luajtur pa gola me Makedonija Gj.P, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në derbin e kësaj jave Sileksi ka mundur Shkupin me rezultat 2-1. Sileksi avancoi me eurogolin e Milosavljeviç, ndërsa golin e dytë për nikoqirët e shënoi Marko Gjorgjievski. Golit e vetëm për Shkupin e shënoi Danfa.

Shkëndija ka arritur ta mund Pobedën e Prilepit me rezultat minimal 1-0 me golin e Eraldo Çinarit.

Rabotniçki ka humbur në shtëpi nga Bregallnica me rezultat 0-1, ndërsa ndeshja në mes Skopjes dhe Tikveshit u mbyll me rezultat 0-0. Akademija Pandev këtë javë ishte e lirë.

Ditën e shtunë Struga luajti 0-0 me Makedonija Gj.P. Edhe përkundër barazimit Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi 37 pikë dhe Shkëndija 31 pikë./Telegrafi/

Exit mobile version