Shkëndija e Tetovës ka fituar kupën e Maqedonisë, duke mposhtur në finale Rabotniçkin e Shkupit, me rezultat 1-0.
Golin e parë e shënoi Radeski në minutën e tetë.
Golin e dytë Shkëndija e realizoi në minutat shtesë. Ky është trofeu i parë i Kupës për Shkëndijën.
Me këtë triumf, tetovarët tani sigurojnë kualifikimin në Ligën e Evropës.
Për Rabotniçkin luajtën dy vëllezërit Suad dhe Emir Sahiti. I pari ishte titullar, kurse i dyti e zëvendësoi Suadin në minutën 90.
Para ndeshjes, tifozët shqiptarë, Ballistët, fishkëllyen himnin e Maqedonisë.