Site icon Telegrafi

Shkëndija fiton garën me Shkupin dhe Partizanin, zyrtarizon Ronaldo Websterin

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar mesditën e sotme prurjen e re në afatin kalimtar të dimrit, Ronaldo Webster. 22 vjeçari që luan si sulmues krahu te skuadra kuqezi vjen në formë huazimi për gjashtë muaj nga Bregallnica e Shtipit me detyrim blerje në verën e këtij viti kur pritet të firmos kontratë 3 vjeçare.

“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë“, deklaroi Webster pas prezantimit me fanellën kuqezi.

Webster, i njohur edhe si Ronaldo Romario Webster, vjen te Shkëndija pas një periudhe të shquar te Bregallnica e Shtipit, ku ai shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste në 18 takime kampionale gjatë 6 muajve të fundit.

Shkëndija e Tetovës me transferimin e Ronaldo Websterit në njëfar mënyre fiton edhe garën në merkato me Shkupin dhe Partizanin, të cilët gjithashtu ishin të interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit nga Xhamajka.

Ndërkohë, për futbollistin në fjalë ofertë zyrtare ka pasur edhe Sherif Tiraspol, teksa vendimtare në këtë situatë ishte korrektësia e skuadrës së Bregallnicës që kishte pranuar ofertën e Shkëndijës dhe dërgoi lojtarin në Tetovë, duke iu përmbajtur marrëveshjes që kishte arritur./Telegrafi/

Exit mobile version