Site icon Telegrafi

Shkëndija fiton derbin e shqiptarëve, mposht Shkupin (Video)

Humbja me rezultatin e thellë 6-0 në San Siro ndaj Milanit, nuk e ka demoralizuar aspak skuadrën e Shkëndijës.

Pas fitores bindëse në kampionat në javën e parë ndaj rivalëve të Vardarit, kuqezinjtë e Qatip Osmanit kanë arritur një tjetër fitore, kësaj here si mysafirë ndaj Shkupit me rezultatin 3-0.

Tetovarët kaluan në avantazh në minutën e 49-të me anë të mesfushorit Alimi, ndërsa në minutën e 62-të, njeriu gol i kësaj skuadre, Besart Ibraimi dyfishoi rezultatin.

Për golin e tretë mendoi talenti 22-vjeçar, Marjan Radeski në minutën e 79-të, i cili i vuri dhe “kapakun” sfidës.

Në sfidën e radhës në kampionat Shkëndija do të presë Akademinë Pandev në Tetovë, ndërsa ditën e enjte do të luajë në Shkup ndeshjen prestigjoze ndaj Milanit, e vlefshme për raundin “play off”  të Ligës së Evropës.

https://www.youtube.com/watch?v=vW9hF2Vt0Dg

Exit mobile version