Telegrafi

Shkëndija eliminon Vardarin në ndeshjen e tensioneve

Derbi në mes të Shkëndijës dhe Vardarit si gjithnjë solli momente të zjarrta, por edhe tensione, në ndeshjen që në fund i nxori fitimtar kuqezinjtë e Tetovës me rezultat 1-0.

Me këtë fitore Shkëndija kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndeshjen e vendosi goli i shënuar nga Agim Ibraimi.

Por kjo ndeshje do të mbahet në mend edhe për episodin e minutës së 87-të, kur një djalosh që mblidhte topa pas vijës fundore vendosi ta provokoj portierin e Vardarit, Filip Gacevskin.

Ky i fundit u drejtua ka djaloshi për të marrë topin, ndërsa i njëjti vendosi të luante me ‘gardianin’ e skuadrës shkupjane.

Nga nervozizmi portieri iu vërsul vogëlushit, i cili i frikësuar në ato momente iku, pro ishte sigurimi që e qetësoi situatën.

Por Ballistët që ishin menjëherë pas portë reaguan duke gjuajtur gjësende në terren, gjë loja u shty paksa.

Në fund, pasi gjithçka u qetësua gjyqtari i ndëshkoi me të verdhë portierin e Vardarit, por edhe kapitenin e Shkëndijës, Besart Ibraimin.

Përveç Shkëndijës edhe FC Shkupi dhe Struga Trim Lum janë kualifikuar për në çerekfinale të Kupës. /Telegrafi/