Site icon Telegrafi

Shkëndija eliminohet prej Ligës së Evropës (Video)

Shkëndija është eliminuar prej Ligës së Evropës.

Skuadra tetovare ka pësuar humbje në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Shkupit kundër Gentit me rezultat 4-0, ku të pranishëm ishin rreth 30 mijë tifozë shqiptarë.

Megjithëse në pjesën e parë ekipi vendas dominoi, nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe kështu, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Por, kur pritej që kuqezinjtë të shënonin ndonjë gol, ndodhi e kundërta, ku realizoi skuadra belge, transmeton Telegrafi.

Kur po luhej minuta e 60-të e takimit, skuadra tetovare pësoi gol me kokë përmes Kalifa Coulibaly.

Ky i fundit shënoi sërish pas nëntë minutash ndërsa Jeremy Perbet shënoi në 81-tën minutë golin e tretë.

Në pesë minutat e fundit skuadra jonë u mposht edhe njëherë, ku realizator ishte Renato Neto, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4-0.

Kujtojmë se takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-1 për kampionët belg. /Telegrafi/

Exit mobile version