Shkëndija e Tetovës ka kaluar në finalen e Kupës së Maqedonisë pasi ka mundur edhe në ndeshjen e dytë Horizont Turnovon me rezultatin 2 :1.
Ndeshja e parë si mysafirë kishte përfunduar me rezultatin 0:2 duke e bërë kalimin edhe më të lehtë.
Në ndeshjen e sotshme, goli i avantazhit do të shënohej në minutën e 45-të kur Juffo do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Golin e dytë për Shkëndijën do ta shënonte Nderim Nexhipi në minutën e 56-të, ndërsa në fund u regjistruar rezultati përfundimtar 2:1.
Pasi ju afrua Vardarit me dy pikë në kampionat, ky është një tjetër lajm i mirë për tetovarët, që kërkojnë që të fitojnë këtë sezon titullin dhe kupën.