Sulmuesi anësorë Vane Kërstevski bëhet përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit.
20-të vjeçari nga qyteti i Shtipit te kuqezinjtë transferohet nga Brera Strumica, duke firmosur kontratë për tre vite e gjysmë, teksa pas prezantimit ka thënë fjalët e para si kuqezi.
“Ndjenja është e bukur. Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Falenderim për besimin e treguar dhe shpresoj ta arsyetoj me lojë të mirë nga ana ime dhe angazhim maksimal. E dij se Shkëndija ështe klub i madh, me ambicie të mëdha. Gjithashtu ka numër të madh të tifozëve. Mendoj se do ta arsyetoj besimin që më kanë dhënë dhe do të jap gjithçka nga vetja të arsyetoj atë”, ka thënë Kërstevski.
Kujtojmë se Vane Krstevski është rritur te shkolla e Bregallnicës së Shtipit, derisa në vitin 2019 kaloi te Akademia Pandev, tashmë Brera Strumicë./Telegrafi/