Shkëndija është duke e siguruar pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve që në ndeshjen e parë kundër The New Saints.
Skuadra tetovare i shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa edhe në gjysmën e dytë e ka gjetur rrjetën.
Ka qenë futbollisti Besart Ibraimi, ai që ka shënuar dy herë në fraksionin e dytë të lojës.
Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në pjesën e parë, ndërsa sërish ishte protagonist në gjysmën e dytë.
Në fakt, ai e gjeti dy herë rrjetën në këtë pjesëlojë (53′ dhe 60) duke e kompletuar kështu het-trikun.
Ai vazhdoi të shënonte duke e gjetur rrjetën edhe për të katërtën herë individualisht, ndërsa e ngriti epërsinë në 5-0.
Një paraqitje për t’u duartrokitur e 31-vjeçarit fantastik në sulmin e Shkëndijës. /Telegrafi/