Telegrafi

Shkëndija e gatshme për të kaluar edhe këtë sfidë (Foto/Video)

Shkëndija sonte (e mërkure)  ka mbajtur konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen që do ta luajë kundër Gentit të Belgjikës në kuadër të rrethit të katërt të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Para gazetarëve folën trajneri Bruno Akrapovic dhe kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Akrapovic para premtoi lojë të mirë dhe përkushtim për të kaluar edhe këtë sfidë të rëndësishme.

”Jam shumë i lumtur të jem para jush në këtë ditë historike për ekipin tonë. Jemi të përgatitur dhe kam shpresa se gatishmëria jonë do të tregohet me rezultate. E di se do të bëjmë një punë të mirë dhe historike”, tha Akrapovic.

Kurse kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani tha se do të jetë lojë e vështirë, por jo rastësisht ata janë këtu, ndërsa prentoi fitore.

”Sigurisht se loja do të jetë shumë e rëndë. Jemi shumë të lumtur se gjendemi këtu. Deri tani kemi kaluar tre rrethe, do të luftojmë që të kalojmë edhe këtë ndeshje. Nëse luajmë si në tre ndeshjet e kaluara e di se do të kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Hasani.

Vlen të ceket se ekipit shqiptar i mungon për arsye të një lëndimi, Daniel Radevski. /Telegrafi/