Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 30-të në Ligën e Parët të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku ekipet shqiptare regjistruan fitore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të shtunën Shkëndija mundi Makedonija GjP me rezultat 3-1.
Sot (e diel) Struga Trim Lum regjistroi fitore si mysafir kundër Bregallnicës me rezultat 3-0. Golat për Strgën u shënuan nga Maleski (09), Ibraimi (45) dhe Radeski (48).
Shkupi po ashtu si mysafir mundi Sileksin me rezultat 2-0.
Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate Tikveshi-Rabotniçki 1-3, Pobeda-Skopje 0-4.
Tabela vazhdon ta kryesojë Struga Trim Lum me 59 pikë, ndjekur nga Shkëndija dhe Shkupi me nga 54 dhe 52 pikë./Telegrafi/