Stinori pranveror në Superligën e Maqedonisë së Veriut ka startuar me fitore të Shkëndijës dhe Shkupit, por jo edhe të Strugës, me kampionët që u ndalën me barazim në kuadër të xhiros së 19-të.
Shkupi në Çair mori fitore bindëse përballë Voska Sportit, duke triumfuar ndaj skuadrës nga Ohri me rezultat 3-0. Dy herë Gronner dhe njëherë tjetër Trapanovski, i dhanë triumfin Shkupit në ndeshjen e parë tëpranverës.
Shkëndija e Tetovës i falet golit të Ennur Totres që i dha fitoren në transfertë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit (1-0).
Ndërkohë punët nuk nisën mirë për Struga Trim Lum, që si mysafir në kryeqytet ndaj Rabotniçkit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja palët, por ndeshja nuk prodhoi gola, duke ndarë të dyja ekipet me nga një pikë nga ky duel.
Në dy takimet tjera që u zhvilluan sot në kuadër të xhiros së 19-të, Bregallnica triumfoi në fund ndaj Tikveshit me rezultat 2:1, përderisa Sileksi në Kratovë u mund nga Brera Strumica me shifra minimale 0:1.
Xhiroja e radhës dhe e 20-ta në program të Superligës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet me 25 shkurt. /Telegrafi/