Site icon Telegrafi

Shkëndija dhe Gostivari ndahen me barazim, Adenis Shala shënon supergol

Shkëndija dhe Gostivari kanë barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të mbajnë epërsinë prej dy golave deri në fund, duke u ndëshkuar në minutat e fundit, dy herë nga penalltia për dy gola dhe barazim në duelin me Gostivarin.

Adenis Shala realizoi dy golat për kuqezinjtë, teksa duhet veçuar finalizimi i parë ishte kryevepër. Nga ana tjetër Gostivari përmes Kehindes realizoi dy golat nga pika e bardhë.

Skuadra e Jeton Beqirit këtë ndeshje e mbylli me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Reshat Ramadani.

Nga ana tjetër, as skuadra shqiptare Voska Sport nuk ka arritur të merr fitore në terren të vetin, duke u ndalur me barazim pa gola me Sileksin në Ohër.

Në ndeshjet tjera që ishin në program të ditës së sotme në kuadër të xhiros së 20-të, Brera Strumicë ka mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 3:0. Skuadra e Rabotniçkit ka pësuar humbje 2:0 nga Tikveshi në Kavadar, teksa Vardari ka fituar ndaj Bregallnicës me shifra 2:0.

Duelet e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 3 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version