Telegrafi

Shkëndija dhe Ecologu e vazhdojnë bashkëjetesën, Lazim Destani njofton për ndryshimet rrënjësore (Foto)

Pas paralajmërimit të mëhershëm nga ana e Lazim Destanit, për shqyrtim të situatës me klubin e futbollit Shkëndija, nga Tetova, sot Destani ka dalë me qëndrimin zyrtar rreth fatit të këtij klubi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se do të vazhdojnë me ndryshimet rrënjësore në strukturën e organizimit të klubit, dhe në filozofinë e menaxhimit të klubit. Destani zbulon se shef i stafit teknik do të jetë Qatip Osmani, legjenda e këtij klubi me të cilin, Shkëndija e mori kampionatin e vendit./Telegrafi/