Telegrafi

Shkëndija bie në penallti, eliminohet nga AIK

As 120 minuta nuk u kanë mjaftuar Shkëndijës dhe AIK Stockholm për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për të kaluar në play-off të Ligës së Konferencës, me suedezët që triumfuan pas penalltive.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa edhe ky takim u mbyll në kohë të rregullt dhe në kohë shtesë me të njëjtin rezultat;

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Adenis Shala.

Teksa në pjesën e dytë ndeshja mori kthesë, kur Ayari i dhuroi barazim ekipit të Aik Stockholm në minutën e 56’.

Ndeshja u vendos me penallti, ku mysafirët shënuan fitore me rezultat 2-4.

Penalltitë për Shkëndijën ia dolën t’i realizojnë Stojanovski dhe Cake, teksa Dita, Doriev dhe Hasani nuk mundën të shënonin.

Ndërsa te Aik Stockholm realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom dhe Ring, ndërsa Larsson nuk mundi të shënonte. /Telegrafi/