Telegrafi

Shkëndija bie në fund në Armeni, ndeshja kthyese shpresë për kalimin tutje

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje nga Noah me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. 

Totovarët ishin në udhëtim dhe luajtën shumë mirë sidomos në pjesën e parë.

Por të dy golat, Shkëndija i pranoi në dhjetë minutat e fundit, ku skuadra tregoi dobësi në mbrojtje.

Fillimisht, në minutën e 81-të shënoi Goncalo Gregorio, ndërsa në minutën e 90-të realizoi edhe braziliani Pablo.

Ndeshja kthyese do të luhet në Shkup pas një jave. /Telegrafi/