Është çështje kohe kur Shkëndija do të zgjidh dilemën për trajnerin që do ta drejtoj skuadrën kuqezi në të ardhmen.
Emri më i përfolur dhe më afër që mund ta marr drejtimin e Shkëndijës, është Jeton Beqiri. Ky i fundit ka shkëputur kontratën edhe zyrtarisht ka mbyllur aventurën në Arabinë Saudite dhe është kthyer në vendlindje.
Marrëveshja ndërmjet palëve është arritur, ndërsa mbetet çështje kohe se kur Beqiri do të zyrtarizohet te klubi tetovar.
Megjithatë, së fundmi në opinion ka dalur edhe një emër tjetër i njohur dhe ish futbollist i Shkëndijës, që mund ti bashkohet Jeton Beqirit te klubi tetovar.
Bëhet fjalë për Artim Pollozhanin. Aktualisht ndihmës trajner i Ilir Dajës te Ballkani i Kosovës, ku vazhdojnë te kënë ecuri të mirë në Superligë.
Artim Pollozhani në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës dhe ka qenë kapiten i ekipit. Ndërkohë tani mund të rikthehet të ndihmojë kuqezinjtë në një mënyrë tjetër. /Telegrafi/