Site icon Telegrafi

Shkencëtari kryesor bërthamor në Iran u vra me ndihmën e ‘pajisjes satelitore’, raportojnë mediet iraniane

Vrasja e fundit e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit u krye në distancë me ndihmën e ‘udhëzimit satelitor’; inteligjencës artificiale dhe njohjes së fytyrës, sipas zyrtarëve ushtarakë iranianë të cituar nga mediet iraniane.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Mohsen Fakhrizadeh, që besohet të jetë organizatori i programit të diskutueshëm bërthamor në Iran, po udhëtonte me makinë në lindje të Teheranit kur u qëllua për vdekje pasditen e së premtes, më 27 nëntor.

Ka raporte kontradiktore për sa i përket sulmit, por shumica e ‘llogaritjeve’ iraniane pajtohen se ishte një sulm i sofistikuar me të shtëna me armë si dhe shpërthim.

Vrasja mund të ketë ndodhur me një “mjet të avancuar elektronik” i ‘udhëhequr’ nga një “pajisje satelitore”, sipas gjeneralit të dytë brigade, Ramazan Sharif, zëdhënës i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Bazuar në raportimet iraniane, Zëvendës-Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-s, Sardar Ali Fadavi, tha se atentati u krye me inteligjencë artificiale dhe njohje të fytyrës.

Fadavi u shpreh se nuk kishte sulmues në skenë dhe se një automatik i kontrolluar nga sateliti njohu fytyrën e Fakrizadeh dhe e vuri në shënjestër.

“Ne kemi kontrolluar dhe zbuluar se një satelit po kontrollonte një pistoletë në distancë dhe se nuk kishte asnjë terrorist në vendngjarje”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version