Shumica me rastin e zgjedhjes së partnerit kujdesin e orientojnë në dukjen, mirëpo shumica do të thonë se si dukja në të vërtetë është më së paku e rëndësishme.
Meshkujt të cilët kanë partnere më të shëndosha qeshin më shpesh dhe janë dukshëm më të lumtur sesa meshkujt që kanë partnere më të hajthme, ka treguar hulumtimi më i ri, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e Universitetit National Autonomous në Meksikë i kanë studiuar qindra çifte dhe kanë ardhur në përfundime interesante – meshkujt partneret e të cilëve janë më të plota janë më të lumtur se meshkujt e tjerë madje dhjetë herë.
Femrat e hajthme shpesh janë më të rezervuara, më shumë të përqendruara në dukjen dhe janë më pak ekspresive, gjë që ndikon edhe në marrëdhënien e tyre e mashkullin me të cilin janë në lidhje, theksohet në konkuzione.
Nga ana tjetër, femrat më të shëndosha më lehtë i zgjidhin problemet dhe konfliktet me partnerin. /Telegrafi/