Site icon Telegrafi

Shkencëtarët do ta mposhtin kancerin

Shkencëtarët nga të gjitha pjesët e botës i kanë bashkuar forcat për t’i hulumtuar mutacionet kyçe gjenetike të cilat marrin pjesë në paraqitjen e karcinomës, ndërsa rezultati i kësaj është hapja e Konzorciumit Ndërkombëtar për Gjenomin e Kancerit (ICGC) në të cilin do të studiohen mbi 50 lloje të karcinomave.

Duke zhvilluar teknologji të reja dhe më të shpejta për hulumtimin e nukleotideve të ADN-së, anëtarët e ICGC do të mundohen t’i ndajnë në sekuenca disa mijëra gjenome kancerogjene që të mund t’i vërejnë të gjitha ndryshimet në molekulën e ADN-së dhe të krijojnë një kuptim të qartë për çrregullimet të cilat ndikojnë në paraqitjen e karcinomës.

Në kudër të këtij konzorciumi marrin pjesë shkencëtarë amerikanë nga Instituti i Shëndetësisë, pastaj shkencëtarë nga Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Indi, Japonia dhe Singapori. /Telegrafi/
 

Exit mobile version