Angazhimi në ngritje të rregullta të peshës e përmirëson punën e trurit dhe parandalon çmendurinë, të paktën kështu thonë hulumtimet e reja të kryera nga shkencëtarët australianë.
Pritet që rreth 135 milionë njerëz të zhvillojnë çmendurinë deri në vitin 2050 dhe zbulimet e këtij studimi janë thelbësore për të siguruar funksion më të shëndetshëm të trurit.
Hulumtuesit janë fokusuar në 100 njerëz të moshave 55 deri në 86 vjet për studimin e tyre dhe kanë treguar se aftësitë e tyre njohëse janë përmirësuar si rezultat i ushtrimeve me ngritje peshe.
Përderisa pritet që studimet e ardhshme të vendosin nëse këto zbulime mbeten të vërteta për njerëzit e çfarëdo grupmoshe, rezultatet pozitive i kanë inkurajuar shkencëtarët që t’ju rekomandojnë ushtrime me ngritje peshe. /Telegrafi/