Vazhdimisht jemi të zhytur në informacione serioze dhe shumë studime fokusohen në tema si performanca, angazhimi, rezultatet dhe përkushtimi.
Ne u kushtojmë vëmendje të dhënave të cilat na tregojnë se si mund t’i përmirësojmë aftësitë tona si lider, transmeton Telegrafi.
Por, ndonjëherë gjëja më e thjeshtë mund ta zbulojë mesazhin aktual.
Në botën e sotme, mirësia është problemi i cili na ndalon të bëhemi lider i mirë.
Zemërgjerësia është një prej karakteristikave më të mira të një liderë të vërtetë.
Hulumtimet kanë treguar se ata të cilët janë zemërgjerë janë më efektiv dhe produktiv sesa liderët e ashpër.
Hulumtimet tregojnë se gëzimi për suksesin e tjerëve në punë nënkupton se brengoseni për ta.
Ky inspirim i bën punëtorët të kërkojnë më shumë arritje, i bën më të lumtur dhe u ndihmon të punojnë më mirë.
Kjo mënyrë e mirësisë i inkurajon të tjerët të punojnë, por edhe krijon ambient të punës që sjell më shumë të arritura.
Gjithashtu, kur jeni të mirë me tjerët, krijimi i lidhjeve bëhet gjë më e lehtë sepse jeni më të sinqertë.
Mirësia është diçka që duhet t’ua mësojmë fëmijëve për ta praktikuar ndaj vetes dhe tjerëve.
Aktet e rëndomta të mirësisë janë të mahnitshme dhe e bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar. /Telegrafi/