Ervis Kaja është lojtari tjetër nga Superiorja që kërkon të afrojë Liria e Prizrenit.
Mbrojtësi që e mbylli sezonit e fundit me Korabin është kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës bardhezi dhe pritet që të ketë bisedime konkrete mes palëve për gjetjen e një akordi.
Më parë Liria është interesuar për Sebino Plakun dhe tanimë që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, pritet që ketë lëvizje nga Superiorja në Kosovë, shkruan Sport Ekspres.
Kaja më parë ka qenë pjesë e Apolonisë, ndërkohë që në Superiore ka veshur edhe fanellën e Besës, skuadrës së qytetit të tij, fanellën e Tiranës, Dinamos, Tomorit dhe Laçit, ekipi ku edhe lojtari polivalent ka spikatur më së shumti.