Telegrafi

Shkëmbi: Fituam, por nuk zhvilluam lojë të mirë

Liria ka arkëtuar tri pikë të mëdha, pasi ka mposhtur Dritën 2:0. Qëndrim Gashi dhe Artur Magani realizuan në këtë fitore të prizrenasve.

Pas ndeshjes, trajneri Bledi Shkëmbi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me lojën e shfaqur.

“Morëm atë që deshëm, megjithëse nuk zhvilluam lojën më të mirë të mundur pasi na mungoi qarkullimi i topit, ndonjëherë edhe kundërshtari nuk të lejon të bësh lojë të mirë ashtu siç e mendoni ju”, theksoi Shkëmbi për SuperSport, transmeton Gazetasheshi.com.

“Por, ndonjëherë kështu e ka futbollit, teksa në ndeshjet e kaluara luanim mirë dhe nuk morëm pikët që i meritonim, sot morëm pikët me pak lojë të treguar”, përfundoi Shkëmbi.

Liria në fundjavë do të jetë mysafire e Flamurtarit.