Telegrafi

Shkëlzen Gashi rikthehet te golat, shënon dy herë në fitoren e Aaraut

Shkëlzen Gashi nuk luan në nivelin më të lartë më, por edhe në Challenge League, atij sa herë i jepet mundësia di të shënojë gola.

Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shqipërisë, sot ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Aarau ndaj Kriens.

Gashi shënoi të dy golat e kësaj ndeshje për skuadrën e tij, nga një në secilën pjesë loje.

I pari ishte me një diagonale të bukur, ndërsa i dyti ishte ai i një nuhatësi zone, pasi u shfaq me portën bosh dhe vetëm u desh të shtynte topin në rrjetë.

Golin për Kreins e shënoi Liridon Mulaj, një tjetër shqiptar që ishte në fushë.

Araau është në vendin e tretë në renditje, me vetëm dy pikë larg vendit të parë. /Telegrafi/