Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Superligën e Rusisë, gjë që ka bërë që të jetë në garë për t’i fituar dy çmime, ka njoftuar të premten klubi i tij, Rubin Kazani.
Sulmuesi Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe si sulmues i vitit.
Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve do të jetë më 26 maj në Moskë.
Tifozët kanë të drejtë të votojnë deri më 13 maj, ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve.
Daku është duke kaluar formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Rubin Kazanit, ku në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.
Për futbollist të vitit janë 32 kandidatë, ndërsa për sulmues dhjetë. /Telegrafi/