Ende pa i mbushur një vit në Angli ka filluar shkëlqimin në kampionatin më të fortë në botë.
Fjala është për mbrojtësin nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.
23-vjeçari iu bashkua Huddersfieldit si huazim nga Ingolstadt me mundësi blerje.
Klubi anglez muaj më parë aktivizoi klauzolën për blerjen e lojtarit për pesë milionë euro.
26 ndeshje në kampionat dhe Kupa ka zhvilluar Florenti me fanellën e Huddersfieldit duke bërë dy asistime.
E falë paraqitjeve të mira ai ka fituar edhe simpatinë e tifozêve bardh e kaltër.
Në sondazhin e klubit për lojtarin e vitit Florenti në vitin e tij të parë është renditur si i treti pas Jonathan Hogg dhe mbrojtësit gjerman Christopher Schindler që doli i pari.
Por në mbrëmjen e organizuar nga klubi ylli nga Kosova nuk mbeti pa fituar një çmim.
Ai është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit nga tifozët e klubit.
Ky nuk ishte çmimi i vetëm për ish-anëtarin e Young Boysit.
Ai ka marrë edhe çmimin si blerja më e mirë nga presidenti David Taylor.
Huddersfield ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe një gjë të tillë do të tentoj ta bëjë në dy javët e fundit në Ligën Premier.
Por sa i përket Hadergjonajt ai të ardhmen nuk e ka të sigurt në këtë klub pasi interesimet për të nga skuadra më të mëdha vetëm se kanë filluar. /Telegrafi/