Republika e Çekisë e ka mposhtur 2-0 Skocinë në Grupin D në kuadër të Euro 2020.
Dy golat e takimit për çekët i shënoi Patrik Schick, e njëri prej tyre ishte tejet i veçantë, pasi u realizua nga afro mesi i fushës.
Republika e Çekisë ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.08, me Skocinë që u vlerësua 6.76.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Schick që u notua me 8.7, falë dy golave.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Lyndon Dykes, që u vlerësua me 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: