PSG ka fituar 5-1 ndaj Lilles në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.
Golat për parisienët që ishin mysafirë i shënuan Danilo me dy, Presnel Kimpembe, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, derisa për vendasit shënoi Sven Botman.
Natyrisht se PSG ishte edhe ekipi më i mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 7.30, me Lillen që u vlerësua 6.39.
Lojtari me paraqitje më të mirë ishte Messi, që shënoi në një dhe asistoi në një tjetër, për të marrë notën 9.2.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte portieri Ivo Gribic.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/