Telegrafi

Shkëlqeu me dy super gola, kjo është nota e lartë e Shaqirit (Foto)

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ditën e sotme për skuadrën e tij Stoke City.

Ylli kosovar ka realizuar dy gola të bukur në fitoren e Stokes në udhëtim tek Hull City 2-0.

25-vjeçari shënoi dy gola të mrekullueshëm, njërin nga largësia në pjesën e parë, ndërsa të dytin nga gjuajtja e lirë.

Pas përfundimit të ndeshjes natyrisht që është shpallur lojtari më i mirë.

Loja e tij është vlerësuar tejet lartë, pasi ka marrë notën (9,6) si futbollisti më i mirë gjatë 90 minutave. /Telegrafi/