Telegrafi

Shkëlqeu Bellingham: Dortmund 5-0 Stuttgart, notat e lojtarëve

Dortmundi ka fituar 5-0 ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga.

Golat për vendasit i shënuan Jude Bellingham me dy, Niklas Sule, Giovanni Reyna dhe Youssoufa Moukoko.

Dortmundi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.37, me Stuttgartin që u vlerësua me 6.48.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Bellingham që shënoi dy gola dhe mori notën 9.8.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Silas Katompa Mvumpa, që u vlerësua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/