Policia e armatosur e trazirave në Kinën jugore ka detyruar katër persona të parakalojnë rrugëve pasi dyshohet të kenë shkelur masat kufizuese kundër COVID-19, duke çuar në kritika për qasjen e ashpër të qeverisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, katër personat e maskuar me kostume hazmat – që mbanin pankarta që tregonin fotografitë dhe emrat e tyre – u detyruan të parakalonin të martën para një turme të madhe në qytetin Jingxi të rajonit Guangxi.
Fotot e ngjarjes treguan çdo të dyshuar që po mbaheshin nga dy oficerë policie – të veshur me mburoja të fytyrës, maska dhe kostume hazmat – dhe të rrethuar nga një rreth policie me pajisje për rebelim, disa duke mbajtur armë.
‘Turpi publik’ ishte pjesë e masave disiplinore të shpallura nga qeveria lokale në gusht për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat shëndetësore.
Kina e ndaloi këtë praktikë të të dyshuarve për krime në vitin 2010 pas dekadash fushate nga aktivistët e të drejtave të njeriut, por praktikat është rishfaqur derisa qeveritë lokale luftojnë për të zbatuar politikën kombëtare të zero-COVID.
Banorët në izolim në një nga qytetet më të mëdha të Kinës thonë se ata rrezikojnë të vdesin nga uria në shtëpitë e tyre pasi u ndaluan të dilnin jashtë për të blerë ushqime nën masat e reja të ashpra të COVID të nxitura nga vetëm disa raste.
Personat që drejtojnë qytetin e Xi’an të hënën iu thanë 13 milionë njerëzve se lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm kur ftohen të marrin pjesë në një raund të ri testimi masiv, ose për urgjencat mjekësore. /Telegrafi/