Ekspertët e sporteve luftarake thonë që ka shumë arsye për shkak të të cilave do të duhej ta regjistroni vajzën në karate, xhudo, tekvondo…
Mase keni dilemë se a do ta lejoni vajzën tuaj të ushtrojë shkathtësitë luftarake, sepse e keni imagjinuar si balerinë, gjimnaste, apo teniste, mirëpo ekspertët e këtyre sporteve thonë që ka shumë arsye për shkak të të cilave duhet vërtet ta regjistroni në këto sporte, transmeton Telegrafi.
▪ Forcojnë vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë
▪ Ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive sociale
▪ Zhvillojnë vetëdijen për zgjidhjen paqësore të konflikteve
▪ Përmirësojnë përqendrimin
▪ Zhvillojnë respektimin dhe vetërespektimin
▪ U ndihmojnë fëmijëve të mësojnë që të luftojnë për qëllimet e tyre
▪ Ndikojnë në përvetësimin e shprehive të shëndetshme
▪ Zvogëlojnë nervozizmin dhe stresin
▪ Janë bazë e mirë për sporte të tjera
▪ Zhvillojnë tolerancën
Shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre mund të bëhen më agresiv në qoftë se merren me artet luftarake. Por, sportet luftarake janë shërim i agresivitetit të fëmijës dhe, për vetëm disa javë, shumë fëmijë ndihen të qetë dhe më të përqendruar.
Me sportet luftarake fëmijët tuaj do të jenë të aftë të kujdesen për veten e tyre në situata të rrezikshme, për ta mbrojtur veten e tyre kur është e nevojshme.
Vajza juaj, përveç që zhvillohet mirë fizikisht, gjithashtu do të bëhet këmbëngulëse dhe e disiplinuar. /Telegrafi/