Site icon Telegrafi

Shkatërruesi Lionel Messi

Në karrierën e tij te Barcelona, gjeniu argjentinas ka luajtur në një total prej 20 finale (dy ndeshjet e Superkupës janë llogaritur si një finale), ndërsa ka dalë i fituar në 16 prej tyre.

Nga tre rastet kur ai ka pësuar, dy ishin kundër rivalit kryesor spanjoll, Real Madrid (në dy finale të Copa del Rey dhe një në Super Kupë të Spanjës) dhe një herë kundër Sevillas (në Superkupën e UEFA-së).

Messi është një tifoz i finaleve dhe në këto ndeshje ai nxjerrë më të mirën nga vetja. Duke përfshirë finalet me kombëtaren e Argjentinës, ai ka luajtur 22 finale në karrierë dhe ka fituar 16 prej tyre duke ngritur po kaq trofe.

Duke parë përmbledhjen e golave të shënuar në këto finale, nuk ka dy gola të njëjtë. Ai shënon me këmbën e tij të djathtë, të majtë, me kokë, ndërsa kishte edhe gol të shënuar me gjoks, shkruan Marca.

Të martën, ai ishte edhe një herë lojtar i cili e bëri diferencën në Superkupën e UEFA-s ndaj Sevillas, duke shënuar dy gola shumë të bukur, transmeton Telegrafi.

Këtë herë golat e tij erdhën nga goditja e dënimit e jo nga loja siç jemi mësuar ta shohim numrin 10 të Barcelonës

Nuk ka dyshime në lidhje me aftësinë e tij për të gjetur rrjetën në finale: 22 gola në 25 paraqitjet e fundit është një rekord i cili do të mund vetëm të përmirësohet.

Në këto ndeshje të nivelit shumë të lartë, argjentinasi shënon një gol çdo 100 minuta, pra praktikisht një gol për një lojë.

Messi madje arriti të shënonte në shtatë finale të njëpasnjëshme në mes të vitit 2011 dhe 2013, duke shënuar nëntë gola. 

Exit mobile version