Telegrafi

Shkarkohet Gary Neville, tani Mustafi me trajner të ri

Gary Neville është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Valencias pas vetëm pesë muajve pasi u aktivizua në këtë post.

Klubi ka emëruar Pako Ayestaran si trajner deri në fund të sezonit.

Klubi spanjoll me Neville ne krye ka fituar vetëm tre ndeshje në La Liga, ka barazuar pesë herë dhe ka humbur tetë herë.

Kurse Ayestaran në të kaluarën ka drejtuar klubin meksikan Tecos, pastaj Maccabi Tel Avivn dhe në fund u kthye në Meksikë për t’u bërë trajner i Santos Laguna. /Telegrafi/