Site icon Telegrafi

“Shkarkojeni Mourinhon apo do ta vras qenin tim!” (Foto)

“Djajtë e Kuq” pësuan një tjetër humbje, tash në kuadër të Ligës së Evropës kundër Fenerbahces.

Kjo ka bërë që disa tifozë të bënë thirrje të shkarkohet trajneri portugez, Jose Mourinho.

Twitter shpërtheu të enjten pasi Manchester United pësoi një tjetër goditje nën administrimin e Jose Mourinhos duke u mposhtur 2:1, transmeton Telegrafi.

Një prej tifozëve premtoi se do mbyt qenin nëse nuk shkarkohet Mou, ndërsa disa prej tyre po kërkojnë kthimin e Sir Alex Ferguson, i cili u largua nga klubi në vitin 2013.

Kujtojmë se kjo ishte humbja e pestë e Unitedit në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version