Telegrafi

Shkarkohet nga Llapi trajneri Bylbyl Sokoli

Humbja kundër Prishtinës i ka dal shumë e hidhur trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli.

Të shtunën e pasdites pas ndeshjes që e humbi 2-1 në kryeqytet, ai u sulmua tinzërisht në hyrje të banesës së tij nga disa persona ku mori edhe lëndime.

Hetimet për sulmin e tij sipas policisë janë duke vazhduar.

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi të mërkurën ai e ka marr lajmin nga lojtarët që nuk është më trajner i Llapit.

“Informacionin e kam marrë nga futbollistët dhe pjesa e stafit. Unë do ta respektoj vendimin e zyrtareve të klubit”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Klubi vazhdon të tregohet joprofesional duke mos lajmëruar për shkarkimin e tij dhe as trajnerit nuk i kanë treguar personalisht.

Llapi është në vendin e tretë në tabelë të Superligës me 16 pikë pas nëntë xhirosh.

Bylbyl Sokoli u sulmua fizikisht pas ndeshjes që skuadra nga Podujeva e humbi kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/