Thomas Tuchel nuk është më trajneri i PSG-së, pasi klubi ka vendosur ta shkarkojë, duke befasuar të gjithë.
Kjo erdhi pas një fitoreje 4-0 ndaj Strasbourgut të mërkurën, ndërsa klubi ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar largimin e tij.
Ka qenë Kylian Mbappe, që e ka falënderuar trajnerin për punën e bërë te PSG, duke e vulosur largimin e gjermanit.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja, duke bërë të ditur se PSG-së, shkarkimi i Thomas Tuchel do t’i kushtojë 6 milionë euro.
The dismissal of Thomas Tuchel will cost around €6m to PSG.
They’re now working with Mauricio Pochettino lawyers to sign his contract and announce the new manager in the next hours.
Allegri has never been contacted this month. ‘Poch’ will be the new PSG manager. ??
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 24, 2020
Sipas të njëjtit, Mauricio Pochettino do të jetë trajner, pasi menaxherët dhe avokatët e këtij të fundit janë duke e mbyllur marrëveshjen që do të zyrtarizohet në orët në vijim.
Ai shtoi se Max Allegri nuk është kontaktuar fare këtë muaj, duke thënë me bindje që argjentinasi do të jetë trajneri i ri. /Telegrafi/