Jose Mourinho e quajti shkarkimin e tij të fundit nga Roma ‘të papritur dhe të padrejtë’ pasi sugjeroi se pronarët e klubit ‘dinë pak për futbollin’.
Trajneri 61-vjeçar portugez u shkarkua nga Giallorossët më 16 janar pas një humbjeje të dhimbshme 3-1 nga Milani, rezultat që e la skuadrën e tij të shtatin në tabelën e ligës. Ai u zëvendësua nga ish-mesfushori Daniele De Rossi, i cili nënshkroi një marrëveshje gjashtëmujore.
Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë dhe e çoi Romën në finalen e Ligës së Evropës në vitin e dytë. Shkarkimi i tij nuk është pëlqyer veçanërisht nga mbështetësit e Giallorossëve, të cilët i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre me pankarta dhe postera në të gjithë qytetin.
Duke folur për Football.com, Mourinho së pari diskutoi fazat e eliminimit direkt të garave evropiane këtë sezon dhe shkarkimin e tij të fundit nga Roma.
“Grupet evropiane janë gati të fillojnë, në veçanti Liga e Kampionëve, ndoshta gara më e rëndësishme në kalendarin botëror”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Nuk do të jem aty në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë, por sepse jam ‘eliminuar’ nga dikush që di pak për futbollin”.
Mourinho lancia una frecciata ai Friedkin: ‘Eliminato da chi capisce poco di calcio’ https://t.co/k34dQ4sJgY pic.twitter.com/IWGY6pd8xq
— calciomercato.com (@cmdotcom) February 15, 2024
“Kjo është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por unë do të kthehem, me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s”, përfundoi portugezi.
Mourinho mbikëqyri 138 ndeshje në krye të Romës gjatë periudhës së tij 30-mujore, duke marrë 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje. /Telegrafi/