Se liberalizimi i vizave po i pengon edhe futbollistët, tregon edhe një rast i tillë i lojtarëve prizrenas.
Behar Osmanaj dhe Beson Osmanaj nuk i janë aprovuar vizat për të shkuar në shtetin italian.
Futbollistët kanë marrë ftesë zyrtare prej skuadrës së Asd Spoltore Calcao, e cila ka shfaqur interesim për lojtarët prizrenas, transmeton Telegrafi.
Të lartcekurit po shfaqen me sukses te grupmoshat e reja të klubit futbollistik të Lidhjes së Prizrenit, e cila për dy vjet rresht ishte kampion rajonal 2015-2016.
Kjo ka bërë që të interesohet edhe ekipi italian, ku prej të ciklës kanë dal edhe shumë lojtarë të mëdhenj që sot paraqiten me sukses në ekipet elitare italiane. /Telegrafi/