Telegrafi

Shkaku se i morën shiritin e kapitenit u pensionua nga kombëtarja: Legjenda ganeze ndërroi mendje pasi u “lut” nga presidenti i shtetit

Asamoah Gyan (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Futbollisti legjendar i Ganës, Asamoah Gyan njoftoi disa ditë më parë se më nuk do të paraqitej për kombëtaren. Arsyeja qëndron në faktin se ndiehet i ofenduar.

Futbollisti 32-vjeçar do të ishte pjesë e skuadrës që do të luajë në Kupën e Afrikës së Jugut në muajin korrik të këtij viti, por vendosi që të largohej.

Gyan është në formë të mirë, duke luajtur për ekipin turk të Kayserisporit dhe ka shënuar tre gola në dy takimet e fundit gjersa është dashur të jetë në listën e trajnerit, Kwesi Appiah.

Problemi u ngrit kur Gyanit iu morr shiriti i kapitenit dhe i dha lojtarit të Fenerbahçes, Andre Ayew.

“Vendimi i trajnerit që t’ia dorëzuar shiritin e kapitenit një lojtar tjetër gjersa unë jam aty është i papranueshëm”, kishte pohuar ai.

Megjithatë, sulmuesi është tërhequr nga vendimi pas intervenimit të presidentit të këtij vendi afrikan, Nana Akufo-Addo.

“Presidenti më kërkoi të tërhiqja vendimin, dhe ju nuk mund ta mohoni një kërkesë të tillë. Do të jem në dispozicion të kombëtares për Kupën e Kombeve të Afrikës”, tha Gyan.

Ekipi ganez do të luajë në grupin F së bashku me Kamerunin, Beninin dhe Guinea-Bissaun gjersa kampionati do të zhvillohet nga 21 qeshori deri më 19 korrik në Egjipt.

Ndryshe, ganezi debutoi me kombëtaren në vitin 2003 si një 17-vjeçar dhe deri më tani ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola.

Ai është gjithashtu lojtari i parë në histori që ka luajtur në tetë turne të mëdha. /Telegrafi/