Site icon Telegrafi

Shkaku i mashtrimit me kartonë të verdhë, Manolas mungon kundër Kroacisë

Kostas Manolas është pezulluar me një ndeshje mos-lojë me kombëtaren greke.

Ai do të humbasë takimin e parë të barazhit për botërorin “Rusia 2018”, ku Greqia do të takohet me kombëtaren e Kroacisë.

Reprezentuesi grek akuzohet se qëllimisht është zverdhur në takimin kualifikues kundër Qipros pasi që ishte në prag të numrit të kartonëve që e dënonte me një ndeshje mos-lojë.

https://youtu.be/cWsluLSBR0w?t=7

Por, siç thuhet në deklaratën e FIFA-s, është konstatuar se Manolas “qëllimisht e ka marrë kartonin e verdhë” në ndeshjen e fundit të Greqisë, të cilën kjo e fitoi me rezultat 2-1.

Ai u zverdhë në minutën e 90-të për shkak të vonesës së fillimit të ndeshjes, kështu që automatikisht humbi ndeshjen e fundit në kualifikimet kundër Gjibraltarit, pas së cilës të gjithë kartonët u fshinë para barazhit, por e cila nuk vlen për mbrojtësin e Romës.

Greqia luan të enjten kundër Kroacisë, ndeshjen e parë të barazhit për Kupën e Botës dhe Manolas do të humbasë këtë duel, por do të ketë të drejtë të luajë në ndeshjen kthyese në Greqi, tri ditë më vonë.

Theksojmë se takimi i parë mes këtyre dy kombëtareve do të luhet më 9 nëntor në Maksimir të Zagrebit. /Telegrafi/

Exit mobile version