Site icon Telegrafi

Shkaku i Katarit: Anulohen fluturimet nga Maroku – mijëra marokenë mungojnë për duelin gjysmëfinal ndaj Francës

Linja ajrore kombëtare e Marokut tha se po anulonte të gjitha fluturimet që kishte planifikuar për të mërkurën (sot) për të transportuar tifozët në Doha për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, duke cituar atë që tha se ishte një vendim nga autoritetet e Katarit, raporton Reuters.

“Pas kufizimeve të fundit të vendosura nga autoritetet e Katarit, Royal Air Maroc me keqardhje informon klientët për anulimin e fluturimeve të tyre të operuara nga Qatar Airways”, thuhet në komunikatën e linjës ajrore.

Zyra e medias ndërkombëtare e qeverisë së Katarit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Royal Air Maroc kishte thënë më parë se do të realizonte 30 fluturime shtesë për të ndihmuar tifozët të shkonin në Katar për ndeshjen gjysmëfinale të së mërkurës mbrëma kundër Francës, por të martën një burim në një agjenci udhëtimesh bëri të ditur se vetëm 14 fluturime ishin planifikuar.

Anulimi i shtatë fluturimeve të planifikuara të së mërkurës do të thotë se agjencia ishte në gjendje të kryente vetëm shtatë fluturimet të martën, duke i lënë tifozët që kishin rezervuar tashmë biletat e ndeshjes ose dhomat e hotelit të paaftë për të udhëtuar.

Agjencia tha se do të rimbursonte biletat ajrore dhe u kërkoi falje klientëve. /Telegrafi/

Exit mobile version