Për shkaqe teknike, punimet në rrjetin më të madh të shpërndarjes së fotografive, ishin bllokuar.
Zyrtarët e Intagram, kanë thënë se ‘prishjet janë fiksuar dhe po punohet në përmirësimin e tyre’.
“Të mos hamë asgjë dhe të lutemi derisa të kthehet Instagrami” ka qenë një nga komentet e shumta, që janë bërë në rrjete të ndryshme sociale si Facebook dhe Twitter.
Pasi që janë kryer riparimet, Instagram është rikthyer në gjendjen e mëparshme dhe shfrytëzuesit më nuk kanë pasur probleme./Telegrafi/