Bayern Munich njihet si njëra nga skuadrat që nuk lejon largimin e yjeve të nga ‘Allianz Arena’.
Rekordmenët e Gjermanisë kanë arritur gjithmonë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në radhët e veta.
Por disa nga lojtarët e larguar nga klubi gjerman nuk është se janë paguar shumë.
Kësisoj mediat gjermane kanë radhitur 10 futbollistët më të shtrenjtë të larguar nga Munichu.
I pari në listë është braziliani Douglas Costa që iu bashkua Juventusit verën e kaluar për 40 milionë euro.
Në pozitën e dytë ndodhet Toni Kroos që në vitin 2014 iu bashkua Real Madridit për 25 milionë euro, ndërsa me po të njëjtën shumë u transferua edhe Owen Hargreaves në Manchester United.
Mario Gotze zë pozitën e katërt pas rikthimit në Dortmund për 22 milionë euro, ndërsa po aq para pagoi edhe Atletico Madrid për Mario Mandzukicin.
Juventusi pagoi 17 milionë euro për rikthimin e Mehdi Benatias në Serie A, ndërsa një milionë më pak i kushtoi Wolfsburgut mesfushori brazilian Luiz Gustavo.
Në pozitën e tetë ndodhet Mario Gomez që iu bashkua Fiorentinës për 15,500,000 euro në vitin 2013.
E në mesin e transferimeve më të shtrenjta ndodhet edhe Xherdan Shaqiri që iu bashkua Interit për 15 milionë euro, ndërsa top-10 e përmbyllë danezi Hojbjerg që u transferua në Southampton. /Telegrafi/