Telegrafi

Shitjet e aseteve të shtetit, Ballkan

Gjysma serbe e Bosnjës dhe Republika serbe nënshkruajtën një protokoll për bashkëpunim me General Electric Coon, ditën e enjte, duke hapur rrugën për investime të ardhshme në infrastrukturë, transport, shëndetësi dhe energjitikë.

Marrëveshja është ndërtuar mbi një sërë shitjesh dhe investimesh në Bosnjë duke i zgjeruar përpjekjet e vendit të pasur me minerale dhe burime energjitike në mënyrë që të tërheqë investitorë.

Më poshtë, disa fakte mbi asetet e mbetura që priten të privatizohen në Ballkan:

SHQIPËRI

– Pak kompani kanë mbetur për t’u shitur. INSIG, kompania shtetërore e sigurimeve është firma e fundit e madhe e cila pritet të shitet këtë vit, përpara fushtaës elektorale në vitin 2009.

– Këtë vit, ARMO iu shit në grupi amerikano-zviceran për 125 milion Euro.

– Investimet direkte të huaja kanë qenë 486 milion euro në vitin 2007 dhe arritën vlerën prej 227 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2008.

BOSNJA

– Republika Serbe, një nga gjysmat e Bosnjës, ka privatizuar të gjitha asetet në zotërim të shtetit. 

– Privatizimi i aseteve shtetërore në federatën kroate-muslimane me një vlerë prej 7 miliardë eurosh ka ecur shuë më ngadalë për shkak të grindjeve politike mbi kontrollin dhe pronësinë e kompanive.

– Shitja e uzinës së shkrirjes së aluminit Aluminij Mostar është zvarritur që prej shkurtit të vitit 2006. Kompania BH Telekom me bazë në Sarajevë dhe ajo HT Mostar me bazë në Mostar duhet të privatizohen në vitin 2009.

KROACI

– Fondi i privatizimit të shtetit ka rreth 1100 kompani në portofolin e tij, por shumica prej tyre janë të zhytura në borxhe dhe firma jo tërheqëse, me përjashtim të disa duzinave me hotele në Adriatik për të cilat s’është vënë afat për shitjen.

– Pesë nga portet në gjendje të keqe do të shiten vitin e ardhshëm si pjesë e përgatitjeve të Kroacisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

KOSOVË

– Vendi më i ri në Ballkan, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia këtë vit është ende duke ndërtuar institucione sipas standrateve pas tetë vjetësh nën menaxhimin e OKB-së.

– Një agjensi privatizimi në Kosovë, KAP është ngritur ku përfshihen drejtoria elektrike dhe operatori Vala i telefonisë së lëvizshme që janë dhe dy prej kandidatëve më të fortë për t’u shitur, megjithëse ende s’ka plane zyrtare.

MALI I ZI

– Rreth 95% të firmave në të gjitha sektoret tashmë janë shitur.

– Asetet kryesore që mbeten janë kompania e energjisë elektrike Elektroprivreda (e cila është vlerësuar me rreth 300 milion euro), kompania Montenegro Airlines dhe disa rezorte turistike në jug të Adriatikut.

SERBIA

– Telekom Srbija duhej të ishte shitur në vitin 2009, por shitja mund të shtyhet si pasojë e krizës financiare globale. Nuk ka asnjë plan për privatizimin e kompanisë monopol të energjisë elektrike EPS.

– Privatizimi është ngadalësuar këto dy vjetët e fundit për shkak të trazirave politike, zgjedhjeve të shpeshta dhe periudhave të gjata pa qeverisje. Në fondin e privatizimit të shtetit ka rreth 300 kompani, shumë prej të cilave nuk kanë tërhequr investitorë.